Kriza bërthamore në Japoni

28/03/2011 17:50

Pas korrigjimeve që u bëri të dhënave për shkallën e rrezatimit kompania që menaxhon centralet bërthamore, qeveria japoneze nuk ka ngurruar të lëshojë akuza.

Zëdhënësi i qeverisë tha se këto gabime nuk mund të falen, pasi mbi bazën e tyre qeveria do të organizojë operacionet për cështje të sigurisë.

Ndërkohë, një tërmet i fortë me magnitudë 6.5 ballë goditi mëngjesin e sotëm, pak pas mesnatës në vendin tonë, verilindjen e Japonisë.

Top Channel