Edhe pse bisedimet Prishtinë–Beograd janë në fillesat e tyre, zëvendskryeministri kosovar Hajredin Kuci shprehet i bindur se në fund të tyre do të arrihet një marrëveshje paqësore, ose ndonjë traktat paqeje.

Në një deklaratë për shtyp, Kuci ka theksuar se si ministri i ri i Drejtësisë, vemendje të posacme do t’i kushtojë cështjes së të pagjeturve.

“Cështja e të pagjeturve do të jetë temë e bisedimeve dhe do të jetë në fokusin tonë. Për këtë do të bashkëpunojmë ngushtë me departamentin e mjekësisë ligjore, kryqin e kuq ndërkombëtar dhe organizata të tjera. për laboratorin për identifikimin e mbetjeve mortore unë do t’i plotësoj detyrimet e mia”, ka deklaruar Kuci.

Deklaratën e tij Kuci e bëri pas një takimi me kryetarin e Dhomës së Juristëve të Kosovës, Mazllum Baraliu.

Top Channel