Tripoli kërkon ndaljen e bombardimeve

27/03/2011 09:50

Regjimi i Muamar Gedafit ka kërkuar ndaljen e bombardimeve ajrore nga koalicioni ndërkombëtar dhe ka lëshuar një apel të ri për një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Apeli ka ardhur pas një nate të gjatë bombardimesh nga ana e koalicionit.

Një zëdhënës qeveritar i ka cilësuar sulmet si “të përgjakshme, imorale dhe ilegale”.

“Kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të bombardimeve ajrore dhe një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, u shpreh zëdhënësi.

 

Top Channel