Portugali, Sokrates rizgjidhet kryetar i PS

27/03/2011 14:40

Jose Socrates, kryeministri portugez që dha dorëheqjen, është rizgjedhur sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialiste portugeze me 93.3% të votave të militantëve të kësaj partie.

Në këtë mënyrë, Socrates do të udhëheqë PS në zgjedhjet e parakohshme.

Rizgjedhja e tij ka ardhur vetëm 4 ditë pas dorëheqjes si kryeministër pasi Parlamenti nuk miratoi një program të tijin.

 

 

Top Channel