Përleshen fizikisht kandidatët

27/03/2011 12:05

Pak ditë para nisjes së fushatës elektorale, një përplasje fizike ku janë përdorur edhe armët ka ndodhur mes rivalëve në zgjedhje në komunën e Kalasë së Dodës.

Në fshatin Ujë Mirë, kryetari i komunës Kalaja e Dodës, Bajram Himallari, i zgjedhur nga Partia Socialiste, është përplasur fizikisht me kandidatin e PD për këtë komunë, Bujar Mahmutaj, i cili shoqërohej edhe nga dy shtetas të tjerë.

Kryekomunari ka shkuar në Peshkopi për tu mjekuar dhe bërë denoncimin.

“Ka qenë një konflikt që unk e di në ishte apo jo i përgatitur nga pala tjetër. Tashmë kam bërë denoncimin dhe ia lë në dorë organeve të hetuesisë”, u shpreh Bajram Himallari, kryetari i komunës.

Ndërsa sipas kandidatit për kryetar të komunës për Partinë Demokratike ngjarja ka ndodhur ndryshe. Ai tregon se janë parakaluar nga një automjet nga ku ka dalë kryetari i komunës, i cili i ka ofenduar dhe ka qëlluar me pistoletë.

“Kryetari i komunës doli nga makina duke sharë dhe ofenduar. Më pas nxorri armën dhe qëlloi”, deklaroi Bujar Mahmutaj, kandidati i PD për kryetar komune.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se shtetasi Bajram Himallari ka qëlluar me pistoletën që e mbante me leje të organeve kompetente dhe motivi i kësaj ngjarjeje ka rezultuar të jetë për motive të dobëta, për shkak të një parakalimi me automjet.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA