Gjermani, disfatë për CDU-në e Merkel

27/03/2011 19:05

CDU e Angela Merkel mund të pësojë disfatën e parë në landin e Badenit pas 58 vitesh dominimi absolut.

Sipas exit poll-eve të para, koalicioni mes CDU-së së Merkel dhe FDP-së ka marrë në total rreth 43.7 përqind të votave (38.5 përqind CDU dhe 5.2 përqind FDP), ndërkohë që koalicioni përballë mes SPD-së dhe të Gjelbërve ka marrë 48 përqind, përkatësisht 23.5 përqind socialdemokratët dhe 24.5 përqind të Gjelbërit.

Ndërkohë, të njëjtat sondazhe, për rajonin e Renit flasin për një betejë të ashpër mes CDU-së dhe SPD-së me vetëm 1 pikë diferencë. Sukses, kundër cdo lloj parashikimi, në këtë land shënuan “Të Gjelbërit” të cilët morën rreth 17 përqind të votave duke u futur në parlamentin rajonal.

Top Channel