Ndryshon ora, akrepat 60 minuta para

26/03/2011 20:25

Dita zgjatet me 60 minuta pas ndërrimit të orës për të gjithë vendet që ecin me orën e meridianit të Grinuiçit.

Kjo metodë për shfrytëzimin e plotë të ditës, e vënë në zbatim prej dekadash tashmë dhe e studiuar që në kohën e Kopërnikut, nga disa shkencëtarë diskutohet akoma.

Jo të gjithë kanë rënë dakord mbi efikasitetin real të ndryshimit të orës që vjen si masë kursimi.

Por fakti është që ajo vazhdon të zbatohet. Dita zgjatet me një orë, duke shënuar kështu fundin e orës diellore deri në vjeshtë.

Ndërrimi i orës apo shfrytëzimi i kohës lokale funksionon prej vitesh tashmë.

Ai është kthyer në një traditë që lidhet me shfrytëzimin sa më të madh të mundshëm të orëve me diell.

Shumë e përshëndesin këtë praktikë, por kundërshtarët thonë se u sjell probleme fermerëve, komplikon matjen e kohës, shkakton çrregullime udhëtimi, vështirësi në regjistrimin e të dhënave si dhe probleme  me gjumin.

Origjina e orës ligjore daton shumë prapa në kohë. Disa thonë se përpjekjet për vënien në efiçencë të kohës lokale, janë bërë që në periudhën e Kopernikut, kur një gjë e tillë nuk mund të pranohej nga inkuizicioni fetar.

Por zyrtarisht, si ide ajo i njihet Benxhamin Frenklinit, i cili e konsideroi një mënyrë për të kursyer energjinë elektrike.

Gjermania dhe aleatët e saj të luftës së parë botërore ishin të parët që vunë këtë sistem në jetë, me shpresën të kursenin qymyrin gjatë kohës së luftës.

Britania dhe vende të tjera europiane ndoqën shumë shpejt shembullin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA