Numri i shqiptarëve të arrestuar për krime gjatë luftës së viteve 98-99 në Kosovë, ku mbetën të vrarë mbi 12 mijë shqiptarë dhe rreth 800 serbë, është 5 herë më i lartë se i serbëve.

Që nga instalimi i EULEX-it në vitin 2008, prokurorët e këtij misioni kanë ngritur shtatë aktakuza, katër prej të cilave kundër shqiptarëve dhe tre kundër serbëve, bëjnë të ditur mediat kosovare.

Sipas burimeve, gjyqtarët e këtij misioni kanë shpallur gjithashtu 13 aktgjykime për krime lufte, 11 prej të cilave kundër shqiptarëve dhe dy kundër serbëve.

Në të njëjtën mënyrë ka vepruar edhe misioni i UNMIK-ut, që ka vepruar në Kosovë me kompetenca ekzekutive deri në shpalljen e pavarësisë, më 17 shkurt 2008.

Sipas statistikave të Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd, organizatë kjo që përcjell të gjitha rastet e gjykimeve për krime lufte, që nga viti 1999 deri në fillim të 2011-ës, në Kosovë janë akuzuar, gjykuar apo liruar 49 persona, shqiptarë dhe serbë.

Top Channel