Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me ftesë të kryetarit të Asamblesë Nacionale të Hungarisë, Laslo Kover, do të bëjë një vizitë zyrtare në Budapest nga data 28 deri më 31 mars.

Pjesë e delegacionit do të jenë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të PDK-së dhe LDK-së, përkatësisht Adem Grabovci dhe Ismet Beqiri.

Krasniqi do të zhvillojë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të shtetit hungarez, ka bërë të ditur zyra e shtypit në Kuvendin e Kosovës.

Top Channel