Jemen, TV: Saleh i gatshëm të largohet

26/03/2011 18:20

Presidenti jemenit Ali Abdallah Saleh ka pohuar se është i gatshëm të lërë pushtetin me dinjitet, edhe brenda pak orëve, por ka mohuar faktin se një marrëveshje mbi transferimin e pushtetit mund të arrihet sot.

Lajmin e ka bërë të ditur televizioni satelitor Al Arabiya, duke iu referuar disa pjesëve të një interviste të dhënë nga Saleh për televizionin e vetë.

Presidenti ka pohuar se opozita ka rritur kërkesat e saj pas fillimit të bisedimeve mbi kalimin e pushtetit.

Top Channel