Berisha: Përgjigjja në 8 maj

26/03/2011 15:55

Kryeministri Sali Berisha ishte sot në Kavajë ku mori pjesë në përurimin e pallatit të kulturës dhe një seri aktivitetesh të tjera.

Kreu i qeverisë ka deklaruar se opozita kërkon pushtetin vetëm për karrige, ndërkohë që në 8 maj do të marrë përgjigjen nga zgjedhësit.

“Pyesni  pak këta shokë, cilat janë zgjidhjet e tyre, i pyesni pak këta shokë , mirë se problemin e paskeni me Berishën se nuk po jua jep karrigen,  por karrigen nuk jua jep Berisha ia jepni ju me votë dhe ju nuk jua jepni, dhe ata këtë se kanë kuptuara”, është shprehur Berisha.

“Unë ju garantoj ju, se pas këtyre zgjedhjeve që do të marrin atë që meritojnë, nuk do të thonë se fajin e ka Saliu, po do thonë se fajin e ka populli, sepse nuk i vendosët në karrige.  Populli,  qytetarët  kanë halle të tjera, kanë dëshira të tjera, kanë moral tjetër, kanë të ardhmen që nuk mund tua  errësojë  askush”, theksoi ai.

“Ndaj dhe le te ecim sëbashku dhe t’i lëmë ata, të kavardisen në akuzat e tyre, me shpifjet dhe  trillimet e tyre,  kurse ne me djersë me përkushtim dhe ndershmëri,  të ndërtojmë vlerat që ju besojmë. Ne, të bëjmë gjithçka, që këto katër vite, të jene vite vendimtare për Shqipërinë  vend  i zhvilluar, për  Kavajën qytet i zhvilluar, për Shqipërinë  në grupin e vendeve të zhvilluara të Evropës dhe Botës”, shtoi kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA