
Një grua, 43 vjeç, nënë e dy fëmijëve, humbi jetën sot në orët e para të mëngjesit në lagjen Gllavanicë të qytetit të Ballshit për pasojë të një shpërthimi granate.
Sipas Drejtorisë së Policisë së Fierit, lënda plasëse ishte vendosur në derën e shtëpisë.
Ndërsa dëshmitarët thonë se gruaja u godit rëndë nga shpërthimi i lëndës plasëse, sapo ka hapur derën e jashtme të banesës së saj.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet të cilat rezultojnë që as gruaja dhe as të afërmit e saj nuk kanë patur konflikte që mund të çonin në një akt të tillë.
Gjatë momentit të shpërthimit në banesë ndodhej vetëm gruaja dhe vajza e saj e vogël, bashkëshorti ishte në punë, ndërsa vajza më e madhe në shkollë.
Të parët që mbërritën pranë ngjarjes ishin fqinjët e viktimës të cilët kanë lajmëruar edhe policinë për ngjarjen e rëndë.
Top Channel