Teksa në Kuvendin e Kosovës po diskutohej për buxhetin e vitit 2011 ku përfshihet edhe privatizimi i PTK-së, Sindikata e Pavarur e Postës dhe Telekomit të Kosovës, organizoi një protestë.
Punonjësit e PTK-së me të cilët ishin bashkuar edhe deputetë të Vetëvendosje kërkuan nga Kuvendi që ta kundërshtojnë me votë privatizimin.
Ata thanë se për këtë privatizim duhet organizuar referendum qeveritar.
Kryetari i Sindikatës, Milazim Alshiqi, ka thënë se privatizimi i PTK-së do të shtojë problemet ekonomike dhe sociale në Kosovë, si dhe do të rrisë shkallën e varfërisë.
Sipas agjencisë Kosovapress, për të përkrahur kundërshtimin e privatizimit të PTK-së dhe për t’u solidarizuar me protestuesit e PTK-së, protestës iu bashkuan edhe përfaqësues nga Sindikata e Postë-Telekomit të Shqipërisë.
Top Channel