Mbi 10 mijë punonjës të sektorit publik në Serbi, kryesisht mësues, mjekë dhe policë, kanë protestuar sot në Beograd duke kërkuar rritje të pagave dhe përmirësim të kushteve të punës.

Përfaqësuesit e sindikatave që organizuan protestën kanë kërkuar negociata të menjëhershmë me qevernië, e cila nga ana e saj deklaron se nuk ka rezerva financiare për të plotësuar kërkesat e tyre.

Rroga mesatare në Serbi në muajin shkurt ishte 350 euro, që sipas institutit lokal të statistikave përbën një rritje prej 3 për qind krahasuar me muajin janar.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve “AFP” shkruan se kriza ekonomike globale dhe mungesa e reformave konkrete kanë bërë që qeveria serbe të ngrijë rrogat në sektorin publik që prej muajit maj të vitit 2009 deri në janar të këtij viti, me qëllim kontrollin e deficitit buxhetor.

Top Channel