
Vasil Bollano dhe qendrimet e tij janë shkaku që Partia Socialiste nuk ka pranuar të bëjë një marrëveshje me PBDNJ-në në Bashkinë e Himarës.
Kjo është bërë e ditur dje në emisionin “Top Story” nga kryetari socialist Edi Rama.
Kreu socialist tha se do të ketë një marrëveshje të veçantë me PBDNJ-në e cila është një nga aleatet më të vlerësuara të socialistëve.
“Do të bëjmë një marrëveshje të veçantë që është bashkëpunimi me aletatët e ndershëm që bashkohen me shumëçka, por jo me gjithçka. Kemi një qendrim të ndarë për Himarën, nuk e kemi me PBDNJ-në, me Vangjel Dulen, por si një qendrim kritik të sjelljes së kryetarit të asaj bashkie”, është shprehur Rama.
Socialistët regjistruan së bashku me aleatët e tyre koalicionin “Aleanca për të ardhmen” në të cilin nuk bën pjesë PBDNJ-ja.
Top Channel