
Mbi 300 familje të varfra që trajtohen me ndihmë ekonomike në komunën ostren të Bulqizës nuk kanë marrë pagesat prej dy muajsh.
Ata thonë se po përsëritet e njëjta situatë si para zgjedhjeve të vitit 2009.
Kryetari kësaj komune akuzon këshillin bashkiak për mosmbledhje dhe miratim të listës së ndihmës ekonomike e cila ka qenë e gatshme.
“Nuk është bërë e mundur mbledhja e këshillit. Ne jemi ankuar edhe zyrtarisht dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Ndihma e muajit janar dhe shkurt nuk është shpërndarë dhe nuk është dhënë një vendim për shpërndarje”, është shprehur Razi Rama, kryetar i komunes Ostren.
Mosdhënia e ndihmës ekonomike duket se është pasojë e konfliktit brenda strukturave të Partisë Demokratike në lidhje me zgjedhjen e kandidatit për 8 majin.
Kryetari komunës kërkon të kandidojë sërish ndërkohë që të njëjtën gjë do të bëjë edhe kryetari këshillit të komunës njëherazi kryetari i PD.
Top Channel