Ish-anëtarët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës kanë vijuar protestat e tyre ndaj EULEX, pas hetimeve që ka nisur dhe pas arrestimeve të disa ish-luftëtarëve të UCK javën e kaluar.

Rreth 200 veteranë kanë dorëzuar secili nga një deklaratë-protestë, duke marrë përsipër vullnetarisht përgjegjësite për të cilat akuzohen shokët e tyre.

Në tekstin e deklaratës së nënshkruar nga 200 ish-luftëtarët e brigadës 121 thuhet:

“Unë si pjesëtar i brigadës 121 të UCK-së, duke parë se qëllimi i EULEX-it është që me cdo kusht të ngrejë dyshime duke montuar raste mbi dëshmi të rreme me të vetmin qëllim që të kriminalizojë luftën tonë clirimtare, me vetëdije të plotë deklaroj se unë marr përsipër të gjitha veprimet për të cilat akuzohen padrejtësisht bashkëluftëtarët tanë të arrestuar”.

Brigada 121 në radhët ka patur gjithsej 1500 ushtarë. Në ditët në vijim pritet të vazhdojë dorëzimi i të gjitha deklaratave të saj.

Ditën e mërkurë, shoqatat e dala nga UCK protestuan në 26 qytetet kryesore të Kosovës, ndërkohë që më 29 mars është paralajmëruar një tjetër tubim masiv në Prishtinë.

Top Channel