Kanada, rrëzohet qeveria Harper

25/03/2011 21:45

Qeveria kanadeze konservatore e Kryeministrit Stephen Harper u rrëzua, pasi një mocion mosbesimi u miratua në parlament gjatë pasdites së sotme.

Mocioni i mosbesimit, i kërkuar prej Partisë Liberale, më e madhja në opozitë dhe prej dy grupimeve të tjera politike, bën që zgjedhje të parakohshme të mbahen në maj.

Sipas partive opozitare, të cilat kaluan këtë mocion me rezultatin 156-145, qeveria Harper nuk ka qenë e suksesshme në programin e saj për të luftuar krimin, në lehtësimin e taksave për koorporatat, ndërsa ka blerë në mënyrë të panevojshme avionë të kushtueshëm ushtarakë.

Në bazë të kushtetutës kanadeze, Harper do t’i kërkojë nesër Guvernatorit të Përgjithshëm dorëheqjen, ndërsa zgjedhjet do të mbahen pas 36 ditësh fushate.

Guvernatori i Përgjithshëm në Kanada luan rolin fiktiv të presidentit. Ai është mëkëmbësi i Mbretëreshës së Britanisë, por kjo e fundit nuk luan rol aktiv në drejtimin e vendit të Amerikës Veriore.

Top Channel