Japoni, Fukushima si Cernobilli

25/03/2011 21:55

Nivelet e jodit dhe ceziumit të emetuar nga centrali atomik në Fukushima janë gjithnjë e më të afërta me ato të incidentit të Cernobilit.

Jodi-131 i lëshuar në ditë është i barabartë me 73 për qind të atij të verifikuar në Cernobil, ndërsa ai i ceziumit-137 është në 60 për qind.

Ndërsa në Cernobill zjarri cliroi shumë material radioaktiv në formë tymi, në Fukushima vetëm elementët që përhapen në ajër, si jodi dhe ceziumi, po emetohen.

Por këto substanca janë gjithësesi të rrezikshme, shpjegon revista e njohur shkencore “New Scientist”.

Top Channel