Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule ka zhvilluar sot një takim me ministren kosovare të Integrimit, Vlora Citaku, të cilin vetë zyrtari evropian e ka cilësuar si konstruktiv.

“Takimi ynë ishte shumë produktiv dhe na mundësoi të përcaktojmë zhvillimet në kuadër të zbatimit të reformave evropiane, si dhe të harmonizojmë prioritetet për këtë vit”, ka deklaruar Fule.

Fule ka bërë të ditur se i ka thënë ministres Citaku, se është i kënaqur me fillimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Gjithashtu, komisioneri ka dhënë garancinë e tij se KE po e ndjek nga afër dialogun pasi ky proces ka të bëjë me afrimin e Kosovës dhe Serbisë në BE.
 

Top Channel