Burrel, ankohen të djathtët
25/03/2011 12:35
Kandidatët për këshilltarë në komunën Gurrë të Burrelit ankohen se po pengohen që të regjistrohen në KZAZ për mungesë të dokumentave.
Ata janë përfaqësues të partitë të djathta dhe thonë se në komunën e tyre nuk mundet të marrin çertifikatat që kërkohen për t’u paraqitur në KZAZ.
“Kryetari i komunës po kandidon dhe kërkon të ketë këshilltarët e vetë. Të gjitha partitë e koalicionit të djathtë nuk kanë marrë çertifikatë”, është shprehur një prej kandidatëve.
Kandidatët për këshilltarë kanë vënë në djeni edhe drejtuesit e qarkut për këtë problem.
Top Channel