Vlorë, buka shkon 120 lekë

24/03/2011 14:25

Prej ditës së djeshme çmimi i bukës për qytetarët e Vlorës ka pësuar sërish rritje. Çmimi ka shkuar në 120 lekë.

Kjo rritje e çmimit të bukës nisi në ditët e para të këtij viti kur buka ishte 80 lekë për 1 kg dhe u rrit 10 lekë.

Por prodhuesit kanë vijuar të rrisin pothuajse çdo muaj çmimin duke e çuar në 100 lekë dhe se fundmi në 120 lekë.

Qytetarët e Vlorës shprehin shqetësimin për këtë rritje të ushqimit bazë për familjet e varfra.

Ndërkohë prodhuesit e bukës në këtë qytet thotë se çmimi është rritur për shkak rritjes se çmimit të miellit dhe të naftës.

Ata lajmërojnë se mund të ketë rritje të çmimit edhe në të ardhmen për shkak se çmimi miellit vijon të rritet.

Top Channel