Tiranë, hapet Shtëpia e Ngjyrave

24/03/2011 16:45

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Unicef ka hapur një qendër për të ofruar shërbim social për fëmijët në risk.

Fëmijë kryesisht romë, një pjesë e të cilëve fëmijë të familjeve që u dëbuan pak ditë më parë forcërisht nga banesat, do të marrin shërbim ditor por edhe përkudesje 24-orëshe.

“Në këtë qendër falë një programi europian do gjejnë asistencë ata që në rast të kundërt do mbeteshin në rrugë, në orët e vështira të natës, apo pa përkrahje. Ky është një hap i madh përpara drejt një Tirane evropiane të solidaritetit njerëzor, ku askush nuk duhet të ngelet pas”, ka deklaruar kryetari i bashkisë, Edi Rama.

Në këtë qendër me kapacitet 100 fëmijë do të ofrohen ushqime, veshmbathje, depistim dhe diagnostikim për probleme shëndetësore, edukim e të tjera shërbime si këto.

E quajtur Shtëpiza e Ngjyrave, kjo qendër është e para që ofron shërbim 24-orësh për trajtimin e rasteve emergjente.

Bashkia e Tiranes ka identifikuar hartën e nevojave dhe boshllëqet në rrjetin e shërbimeve sociale në qytet, ku do të ndërhyjë me politikat e saj.

Top Channel