Tiranë, atentat kundër “Tan Leprit”

24/03/2011 22:45

Plagoset me armë zjarri pranë tregut elektrik në Tiranë, shtetasi Dritan Avllaj, i njohur ndryshe edhe si Tan Lepri, emri i të cilit është lakuar nga politika pak muaj më parë.

Avllaj është qëlluar nga dy persona të cilët ndodheshin në një motor rreth orës 22:00. Mësohet se në momentin që është qëlluar kundër tij Avllaj ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër.

Burimet policore njoftojnë se Avllaj ka marrë një plumb në shpatull dhe ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihet autorësia dhe shkaqet e atentatit ndaj Avllajt. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e saj.

Muaj më parë, Dritan Avllaj është përmendur nga politika për afera korruptive me lejet e ndërtimit në Tiranë, akuza këto që përfunduan deri në dyert e prokurorisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA