Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, një javë pas 9 fletë-arresteve të lëshuar nga EULEX ndaj ish-luftëtarëve të UCK-së, ka deklaruar se kjo njësi nuk ka kryer krime lufte.

“UCK-ja ka zhvilluar një luftë të drejtë e të pastër për liri dhe pavarësi, duke respektuar të gjitha normat, standartet dhe konventat ndërkombëtare”, ka pohuar Thaci.

Në një intervistë për “REL”, kryeministri ka nënvizuar se akuza të tilla ndaj UCK-së janë bërë edhe në të kaluarën, duke i cilësuar ato si jo të drejta.

Duke komentuar rastin e deputetit Fatmir Limaj, Thaci është shprehur se të gjithë duhet të respektojnë Kushtetutën.

“UCK-ja nuk ka bërë krime në asnjë rrethanë. Sa për rastin konkret, të gjithë deputetët, përfshirë zotin Limaj, kanë imunitet. Ky është konstatim i yni dhe i EULEX-it dhe të gjithë duhet të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, ka nënvizuar Thaci.

Shumë zyrtarë kosovarë, përfshirë kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi, kanë deklaruar se EULEX ka bërë shkelje ligjore duke lëshuar fletë-arrest edhe ndaj Limajt, të cilin e mbron imuniteti i deputetit.

Top Channel