Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë qëndrimit të tij në Shkup, ka bërë thirrje për unitet mes politikanëve shqiptarë të Maqedonisë. Ai ka thënë se statusi i shqiptarëve të këtij vendi është në duar të liderëve të tyre partiakë.

“Mes vete mund të ketë divergjenca, programe të ndryshme mirëpo kur është në pyetje kauza kombëtare atëherë duhet të jenë unike është Behgjet Pacolli, president i Kosovës”, tha Pacolli.

Ai këto komente i ka bërë pas takimeve që zhvilloi me drejtuesit e politikës shqiptare në Shkup.

Këta të fundit e kanë informuar presidentin kosovarë për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni si dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“E informova për mbarëvatjen e Marrëveshjes së Ohrit të arriturat dhe mangësitë që mund të shkaktohen apo vonesat në drejtim të implementimit të disa pjesëve të marrëveshjes së Ohrit”, theksoi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

“Në Maqedoni po riciklohet kriza dhe kjo është shpjeguesi më i madh dhe më i drejtë se koncepti i shtetit nuk është në rregull”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Presidenti kosovarë, ka takuar edhe kreun e Demokracisë së Re, Imer Selmani dhe liderin e opozitës maqedonase Branko Cërvenkovski.

Top Channel