Nacionalistët serbë i kërkuan sot qeverisë që të anulojë planet për të organizuar konferencën e NATO-s në qershor.

Kërkesa e sotme përkon me 12 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s, që i dhanë fund sundimit të Serbisë në Kosovë.

Partia Nacionaliste Demokratike e Serbisë deklaroi se do të organizojë një protestë nëse takimi vjetor i NATO-s do të mbahet në Beograd.

Ndërkohë, nacionalistët serbe, përmes rrjetit social FB, kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj liderit libik Muammar Gaddafi dhe kanë dënuar sulmet e Perëndimit në Libi.

“Libia po sulmohet ashtu sic u sulmuam ne në vitin 1999. Atëherë Libia dhe lideri i saj Muammar Gaddafi na mbështetën dhe sot ne mbështesim atë”, ka deklaruar Igor Martinovic, drejtues i lëvizjes ultranacionaliste “Nashi 1389”.

Top Channel