Rama shpall rikandidimin

24/03/2011 22:20

Edi Rama ka konfirmuar atë që pritej, kandidimin e tij për një mandat të katërt në krye të bashkisë së Tiranës.

Lajmin Rama e bëri të ditur gjatë intervistës në emisionin “Top Story”, ku shprehu bindjen e tij se qytetarët e kryeqytetit do ta votojnë sërish.

“Unë do ta marr përsipër të qendroj kryetar i bashkisë për të gjithë ata që e kërkojnë këtë gjë nga unë, për të gjithë ata që më kanë cuar fjalën e tyre, veteranë apo të rinj, njerëz të afërt apo të largët. Për mua sot është një detyrim që e ndjej si pjesë integrale të kësaj beteje për t’u përballur në cdo hapësirë me këtë regjim. Do qendroj kryetar i bashkisë, nuk ka dyshim që do votohem”, ka pohuar Rama.

Rama ka treguar se ky vendim i tij ka qenë shumë i vështirë, por është marrë pas një konsultimi të gjerë me aleatët dhe qytetarët.

“Shumëkush më ka thënë prej kohësh se është koha për t’i dhënë Tiranës një tjetër kryetar apo kryetare bashkie të PS dhe për mua që të angazhohem fund e krye me punën aspak të lehtë të udhëheqësit të opozitës. Por në anën tjetër më është dashur të ndeshem përditë e më shumë me zërat e mijëra njerëzve, drejtpërdrejtë, në rrugë e me mesazhe, duke më kërkuar që unë të qendroj kryetar i bashkisë, sikur ma kërkonin si dicka që nuk mund ta refuzoja”, ka shtuar Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA