Një shkencëtare në fushat e tenisit

24/03/2011 17:40

Nuk është ende numri një në botë në tenisin femëror, por francezja Marion Bartoli është pa dyshim “shkencëtarja” e vetme në xhiron e këtij sporti.

Duke folur pas finales së humbur me Caroline Wozniacki në Masterin e Los Anxhelosit, Bartoli bëri të ditur se zotëron një koefiçent zgjuarsie prej 175, më të lartë se Albert Einstein apo Bill Gates, ndërsa vetëm ish-kampioni i botës në shah, Gary Kasparov, është më i zgjuar.

”Bëra testin e zgjuarsisë kur isha e vogël, por nuk jam një njeri që del në rrugë dhe thotë shikoni sa e zgjuar jam. Kam tendencë ta fsheh, por është pikërisht kështu, është një dhunti e lindur”, deklaroi Bartoli, përpara gazetarëve.

Kërkimet e fundit universitare kanë dëshmuar për një lidhje të drejtëpërdrejtë midis sportit dhe përmirësimit të zgjuarsisë. Kompozitori gjerman, Ludwig van Beethoven zotëronte një koefiçent inteligjence prej 165, ndërsa Einstein e Gates prej 160.

Këto të dhëna dëshmojnë se nëse Bartoli nuk do t’i ishte dedikuar tenisit, ajo mund të ishte shndërruar në një shkencëtare me famë botërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB