Libia, Merkel: Embargo totale e naftës

24/03/2011 09:35

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kërkuar një embargo totale të naftës ndaj Libisë, përveçse shtrëngimeve të gjera të tregtisë së vendit.

“Shpresoj që në fund do të gjejmë një qendrim të përbashkët mbi këtë çështje”, është shprehur Merkel.

Deklaratat e saj janë bërë gjatë një fjalimi në Bundestag duke iu referuar Këshillit të Evropës në Bruksel.

Top Channel