Misioni EULEX ka marrë 150 dëshmi të bëra në Prokurorinë Speciale të Kosovës nga ish-anëtarë të UCK-së, në favor të ish-bashkëluftëtarëve të tyre të akuzuar për krime lufte.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e misionit evropian për rendin dhe ligjin, Christina Herodes, e cila ka saktësuar se mes deklaratave të marra është edhe ajo e deputetit Fatmir Limaj.

“Sot Prokuroria Speciale ka pranuar rreth 150 deklarata. EULEX mbështet të drejtën e cdokujt për të shprehur pikëpamjet e tij, përderisa këto pikëpamje shprehen në mënyrë paqësore dhe legjitime”, ka deklaruar Herodes.

Zëdhënësja ka shtuar më tej se arrestimet e javës së kaluar janë aksione kundër individëve të caktuar dhe jo kundër ndonjë organizate.

Top Channel