Qeveria e Kosovës ka vendosur të rrisë shpenzimet buxhetore për vitin 2011, e bashkë me të edhe deficitin që për këtë vit parashikohet të jetë 226 milion euro.

Kontribuesit kryesorë për këtë ngarkesë buxhetore janë ngritja e pagave dhe ndërtimi i autostradës Ibrahim Rugova.

Ky deficit buxhetor sipas draftit të buxhetit, të cilin e ka siguruar Top Channel pritet të kompensohet me huanë prej 167 milion euro nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe Komisioni Europian, si dhe nga shitja e PTK.

Minutat e para të mbledhjes së qeverisë, kryeministri Hashim Thaci iu kushtoi pikërisht projekt-buxhetit për vitin 2011. Ai tha se drafti i hartuar nga qeveria është buxheti i Kosovës europiane, pavarësisht kundërshtimit të analistëve vendas, të cilët i kërkuan edhe Kuvendit të mos kalojë këtë buxhet pa patur më parë një marrëveshje me FMN-në.

Top Channel