Karta dhe pasaportat edhe në Greqi

24/03/2011 23:25

Të gjithë shtetasit shqiptarë në Greqi mund të pajisen me kartë identiteti dhe pasaportë biometrike edhe pranë ambasadës shqiptare ë Athinë dhe konsullatës në Selanik.

Procesi i aplikimit është i njëjtë me atë që bëhet në zyrat në Shqipëri. Shtetasit nga 0 në 16 vjec mund të aplikojnë për pasaportë biometrike, ndërsa të gjithë shtetasit mbi 16 vjec aplikojnë për letërnjoftim dhe pasaportë biometrike.

Vlera e dokumentave është 10 euro për letërnjoftimet dhe 108 euro për pasaportat biometrike. Ndërkohë që procedurat e pagesës bëhen në banken e Pireut dhe më pas në ambasadë dhe konsullatë kryhet pajisja me kupona, me të cilët të gjithë shtetasit duhet të paraqiten në zyrën e aplikimit .

Top Channel