Në selinë e Këshillit të BE-së, në Bruksel, kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka zhvilluar një takim me homologun e tij grek, Jorgos Papandreu.

Në takim është diskutuar për cështjen e debatueshme të emrit dhe sipas ministrit të Jashtëm maqedonas, Antonio Milloshoski, ai ka qenë konstruktiv.

Sipas të njëjtit burim, kontesti i emrit ka qenë në qendër edhe të një takimi që kryeministri Gruevski ka patur me shefen e diplomacisë së BE, Catherine Ashton.

Top Channel