Berisha: Listat, përgjegjësi e Ramës

24/03/2011 18:30

Nga Brukseli, ku mori pjesë në samitin e Partive Popullore Evropiane, kryeministri Sali Berisha ka bërë përgjegjëse opozitën dhe kryetarin e saj për pretendimet për manipulime me listat zgjedhore.

“Opozita ankohet për listat, ndërkohë që është ajo që qeveris në bashkitë e mëdha. Rama po akuzon qeveritarët e tij vendorë për manipulime me listat”, ka deklaruar Berisha.

Kryeministri ka bërë të ditur se gjatë samitit liderëve evropianë u ka garantuar gatishmërinë e tij për zgjedhje të lira, si dhe u ka përsëritur ftesën për të dërguar vëzhguesit e tyre.

Top Channel