Vendet afrikane solidarizohen me Gaddafi-n

23/03/2011 16:05

Lidera të disa vendeve afrikane, midis të cilave edhe Afrika e Jugut, Zimbabve dhe Uganda, sulmuan ndërhyrjen e koalicionit perëndimor në Libi.

Presidenti i Ugandës, Yoweri Museveni, në një artikull të botuar sot në një gazetë vendase, akuzonte perëndimin për përdorimin e një standarti të dyfishtë në vlerësimin e krizave në botë.

Ndonëse Afrika e Jugut votoi në favor të rezolutës së OKB-së në vitin 1973, e cila autorizon ndërhyrjen ushtarake për mbrojtjen e civilëve, presidenti Zuma kundërshtoi bombardimet, të cilat i konsideroi si mjet për të ndërruar regjimin dhe jo për të mbrojtur qytetarët libianë.

Liderat perëndimorë kanë bërë të ditur më parë se sulmet nuk synojnë vrasjen e kolonelit Gaddafi, por theksuan se në situatën e krijuar, është bërë e pamundur që Libia të vazhdojë të drejtohet prej tij.

Sipas Parisit zyrtar, koloneli duhet të arrestohet sa më shpejt, për t’u përballur në gjykatë me akuzat e krimit kundër njerëzimit.

Nigeria dhe Namibia kanë bërë gjithashtu thirrje për ndërprerjen e bombadimeve, ndërsa Liga e Vendeve Afrikane është solidarizuar më parë me Libinë, duke dënuar në mënyrë të përbashkët sulmet e huaja.

Top Channel