Sulmet nga Gaza, Netanyahu kërkon mbledhje urgjente

23/03/2011 09:55

Një mbledhje e jashtëzakonshme është thirrur për sot nga kryeministri Benyamin Netanyahu për të analizuar situatën e krijuar në jug të Izraelit, i cili dje ka qenë teatër i sulmeve të njëpasnjëshme të mortajave palestineze, nga Gaza.

Në takim do të marrin pjesë ministrat e tij më të afërt dhe disa përgjegjës ushtarakë.

Ndërkohë Beer Sheba, qyteti kryesor në Neghev, është sulmuar mëngjesin e sotëm për herë të dytë në pak orë me një raketë Grad të qëlluar nga Gaza.

Top Channel