Radioaktivitet i lartë në ujin e Tokios

23/03/2011 09:15

Një zëdhënës i Bashkisë së Tokios ka bërë të ditur se niveli i jodit radioaktiv në ujin e kryeqytetit japonez ka kaluar limitet ligjore për konsumin e bebeve.

Lajmi ka ardhur pasi vlerat e larta të radioaktivitetit janë gjetur në produktet vegjetale në afërsi të centralit.

Kryeministri Kan ka urdhëruar ndërprerjen e shpërndarjes së qumështit dhe të disa produkteve vegjetale.

Ndërkohë SHBA-të kanë ndërprerë importimin e qumështit dhe nënprodukteve të tij, frutave dhe jeshillëqet nga Japonia.

Top Channel