Kryeministri rus Vladimir Putin ka mbërritur sot në Beograd, ku me zyrtarët serbë po diskuton për një sërë cështjesh, në vecanti për atë të energjisë.

Sipas mediave serbe, Putin është pritur fillimisht nga homologu Mirko Cvetkovic, për t’u takuar më pas me presidentin Tadic dhe disa ministra të kabinetit qeveritar.

Kjo është vizita e parë e Putin në Serbi si kryeministër i Rusisë, ndërkohë që në vitin 2001 ai ka qenë në shtetin ballkanas në cilësinë e presidentit.

Ndërkohë, burime nga Moska bëjnë të ditur se temë e bisedimeve janë edhe Kosova, si dhe lufta në Libi, të cilën Putin e ka kundërshtuar.

Top Channel