Obama: Izraeli ka të drejtë të mbrohet

23/03/2011 21:05

Presidenti amerikan Barack Obama ka shprehur hidhërimin e tij për viktimat e atentatit në Jeruzalem dhe për ato palestineze dje në Gaza.

Megjithatë, shefi i Shtëpisë së Bardhë ka nënvizuar se Izraeli, ashtu si dhe vendet e tjera, ka të drejtë të vetëmbrohet.

Obama u ka drejtuar një mesazh të gjitha palëve, duke kërkuar maturi dhe duke u bërë thirrje që të bëjnë gjithcka që është e mundur për të shmangur dhunën e mëtejshme.

Top Channel