Ndonëse pak me vonesë, zyrtarët e qeverisë së Kosovës flasin në një vijë me kryetarin e Kuvendit për cështjen e fletë-arrestit të lëshuar nga EULEX-i për deputetin Fatmir Limaj.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuci tha se të gjithë duhet t’i respektojnë ligjet dhe Kushtetuten e vendit. Kuci mohoi se ka përcarje mes ish-ministrit të Transporteve Fatmir Limaj dhe qeverisë së Kosovës.

I nxitur edhe nga pyetjet e gazetarëve, numri dy i qeverisë tha se, zoti Limaj ka qenë shembull i mirë i bashkëpunimit me drejtësinë, por natyrisht edhe ai i ka të drejtat ligjore të cilat duhet të respektohen nga EULEX-i.

Duke iu përgjigjur kritikave të lëvizjes Vetëvendosje, se fletë-arresti për krime lufte ndaj Limajt shërben për ta shpëtuar kryeministrin Thaci nga aferat korruptive, zoti Kuci tha se preferon të ndajë politiken kur bëhen politika, sic tha ai, të mëhallave nga politikat nacionale.

Top Channel