Librat online, gjykata ndal Google
23/03/2011 03:40
Një gjykatë në Nju Jork hodhi poshtë marrëveshjen e arritur mes Google dhe botuesve për botimin online të librave, nëpërmjet eBooks.
Ky vendim ka ngrirë projektin disa vjecar të gjigandit të internetit, i cili kishtë bërë gati hedhjen e mijëra botimeve në internet.
Gjykata nënvizoi se nga marrëveshja e arritur mes gjigantit motorik dhe botuesve, “shkohej shumë larg”, Google përvetësonte të drejta e avantazhe të cilat nuk mund të justifikoheshin.
Sipas marrëveshjes, Google do të gëzonte të drejtën e shitjes dhe të aksesit të botimeve online e në këmbim do të paguante një shumë prej 125 milion dollarë në vit për zotëruesin e autorësisë.
Top Channel