Libi, snajperat e Gaddafi-t vrasin 16 persona

23/03/2011 20:45

Snajperat e Gaddafi-t kanë vrarë sot 16 persona në Misurata, qytet 170 kilometra në lindje të Tripolit, në Libi.

Lajmin e bën të ditur Hafiz Ghoga, zëdhënës zyrtar i Këshillit Kombëtar të rebelëve.

Sipas zëdhënësit, 6 persona të tjerë kanë mbetur viktima të një bombardimi të forcave besnike në hyrje të qytetit të Zentenit, një tjetër lokalitet në perëndim të Libisë.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka dënuar përdorimin e vazhdueshëm të forcës nga ana e milicive të kolonelit.

Top Channel