Libi, lirohen tre gazetarët perëndimorë
23/03/2011 08:00
Janë lënë të lirë gjatë natës në Tripoli tre gazetarët perëndimorë, dy reporterë të Agjencisë France Presse dhe një fotograf i Getty Images.
Ata ishin arrestuar më 19 mars nga forcat libiane pranë Ajdabiya, në lindje të Libisë.
Lirimi i tyre ishte lajmëruar pak orë më parë nga një zëdhënës i regjimit libian, që kishte deklaruar se ishte vetë Gheddafi që ka kërkuar lirimin e tyre.
Top Channel