
Qeveria kubaneze liroi dy disidentët e fundit të mbajtur në burg, të arrestuar pas disa protestave qeveritare në vitin 2003.
Jose Ferrer dhe Felix Navarro ishin të fundit të mbajtur në qeli midis 75 kundërshtarëve të opozitës, të arrestuar tetë vjet më parë.
Lirimi i këtyre disidentëve u negociua nga Vatikani gjatë 2010-s, ndërsa shumica e të mbajturve në burg pranuan ofertat për azil politik në Spanjë e vende të tjera.
Situata ishte më e ndërlikuar për ata që nuk pranuan të braktisnin Kubën, por qeveria e Havanës, pas disa kundërshtrive, pranoi të lironte edhe këtë kategori të kundërshtarëve të saj.
57-vjeçari Navarro, një mësues dhe 40-vjeçari Ferrer, një peshkatar, iu bashkuan familjeve të tyre në shtetin komunist.
Top Channel