Republika e Kosovës po zgjeron gamën e marrëdhënieve diplomatike, duke i vendosur ato edhe me Malajzinë e largët.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, të cilat citojnë një njoftim për shtyp të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme në Prishtinë.

“Me vendosjen e marrëdhënieve mes dy vendeve, Kosova dha pëlqimin e saj që ambasada e Malajzisë në Romë të përfaqësojë edhe republikën tonë”, thuhet në njoftim.

Malajzia është një nga vendet aziatike që ka njohur pavarësinë e Kosovës, pak kohë pas shpalljes së saj më 17 shkurt të vitit 2008.

Top Channel