Japoni, tym i zi nga reaktori 3

23/03/2011 09:35

Tym i zi po ngrihet nga reaktori 3 i centralit të Fukushimës, në Japoni, sipas lajmeve të agjencisë Kyodo.

Ndërkohë Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (ANEB) është shprehur e shqetësuar për informacionet e pasakta të dhëna nga autoritetet japoneze.

Ndërkohë nga 185 deri në 308 miliardë është vlerësimi i dëmeve të tërmetit dhe tsunamit të 11 marsit nga ana e qeverisë japoneze.

Sot ka ardhur dhe lajmi se sistemet e ftohjes së reaktorëve do të vihen në funksion pas pak ditësh.

Top Channel