Japoni, rikthehet energjia në Fukushima

23/03/2011 02:05

Përmirësohet situata në reaktorët bërthamore të centralit të Fukushimas në Japoni.

Autoritetet njoftuan se arritën të rikthejne energjinë elektrike në njërin prej reaktorëve më të dëmtuar nga tërmeti dhe tsunami që përfshiu 10 ditë më parë vendin.

Energjia do të përshpejtojë ritmet e punës në sistemet ftohjes për të ulur temperaturën e shufrave bërthamore të reaktorëve.

Gjithsesi, specialistë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore njoftuan se në centralin e goditur nga tërmeti vazhdon rrjedhja e lëndëve radioaktive, por nuk mund të përcaktojnë saktësisht se prej cilit reaktor vjen kjo rrjedhje.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta