Izraeli sulmon Rripin e Gazës

23/03/2011 15:30

Forcat ajrore izraelite lëshuan sot sulme mbi Rripin e Gazës, si kundërpërgjigje për goditjen me dy raketa të Izraelit të Jugut.

Sipas BBC, janë nëntë viktimat e këtij sulmi, midis të cilëve katër civilë. Më parë gjatë ditës, një raketë goditi qytetin më të madh të rajonit, Bershebën, ndërsa një njeri u plagos. Raketa tjetër shpërtheu në qytetin tjetër të rëndësishëm, Ashdod.

Më shumë se 60 predha mortaje janë qëlluar në ditët e fundit mbi territorin hebre. Militantë të xhihadit islamik pranuan përgjegjësinë për këto sulme, të cilësuar si raprezalje për vrasjen e tetë palestinezëve pranë qytetit të Gazës, ditë më parë.

Kjo ngjarje është më seriozja e ndodhur që prej ofensivës madhore të Izraelit mbi Rripin bregdetar, në dhjetor 2008 e janar 2009.

Top Channel