Izrael, shpërthim i fuqishëm në Jeruzalem

23/03/2011 15:15

Të paktën 20 persona mbetën të plagosur dhe disa prej tyre janë në gjendje kritike, pasi një bombë shpërtheu pranë një autobuzi në qendër të Jeruzalemit, informuan zyrtarë izraelitë.

Bomba ishte lënë në një çantë pranë një stacioni autobuzi. Pas shpërthimit të ndodhur në pjesën izraelite të qytetit, me dhjetëra makina policie dhe ambulanca rrethuan zonën.

Forca e shpërthimit theu xhama të makinave dhe godinave të ndodhur edhe disa qindra metra larg.

Burime spitalore mundën të konfirmonin për Agjensinë Franceze të Lajmeve “AFP” se katër persona rrezikojnë të mos mbijetojnë.

Jeruzalemi u shndërrua në shenjestër për vënien e bombave gjatë kryengritjes së dytë palestineze në vitin 2000. por këto sulme janë pakësuar drastikisht në vitet e fundit.

Top Channel